Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Nikël të Krujës. Një makinë tip “Audi” me drejtues një 23-vjeçar ka përplasur për vdekje një 77-vjeçar, banues në Nikël.
Si pasojë, i moshuari ka ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.
Sakaq grupi hetimor është në vendin ku ndodhi aksidenti dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 19.11.2023, rreth orës 18:15, në Nikël, shtetasi E. K., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin S. S., 77 vjeç, banues në Nikël, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.