Një grua shqiptare e 45 vjeç ka ndërruar jetë ditën e djeshme pas një aksidenti rrugor. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 16:00, në Piacenza të Italisë.
Mediat italiane raportojnë se dy automjetet “Ford Fusion” dhe një furgon “Fiat Scudo” janë përplasur kokë më kokë pasi po udhëtonin në drejtim të kundërt.
Nga aksidenti, përveç 45-vjeçares shqiptare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur, u plagos edhe një vajzë 17 vjeçe, që mendohet se është e bija.
Ndërkohë që në bordin e furgonit Fiat Scudo, udhtëtonte një 39-vjeçar i cili nuk është dëmtuar.
(M.Q/Faxweb)