Në aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën e Kombit, pranë fshatit Fushë-Milot.
Në aksident janë përfshirë dy çiklomotorë, ku dhe raportohet për të plagosur. Në aksident janë përfshirë një trajler, 3 çiklomotorë me shtetas të huaj dhe dy autovetura.
Mësohet se ka ndodhur një aksident i trefishtë, ku janë përplasur një kamion, 2 motorë me drejtues kroatë dhe një foristradë.
Si pasojë dy persona janë dërguar drejt Spitalit të Traumës, ndërsa nuk dihet gjenjda e tyre. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa ka nisur hetimi për rrethanat e aksidentit.
Sakaq, prej një ore është bllokuar aksi në rrugën e Kombit, automjetet lëvizin në rrugë alternative.
Në vengngjarje ka mbërritur grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e aksidenti, gjithashtu dhe zjarrfikesit, të cilët po pastrojnë rrugën e mbuluar nga mbetjet e pjesëve të automjeteve të përfshira në aksident.