Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, në rrugën Mondovi-Cuneo.
I aksidentuari 36-vjeçar është me orgjinë shqiptare, banues në Mondovi.
Sipas mediave italiane, shqiptari ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë në korsinë e kundërt, pastaj makina është rrotulluar disa herë dersa është shembur në tokë, ndërsa drejtuesi i automjetit P.F ka dalë nga xhami i makinës dhe është gjetur disa metra larg saj.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spital nga ekipet e shpëtimit, pas lajmërimit të banorëve të shtëpive që ndodheshin aty afër.
Mësohet së shqiptari ka pësuar shumë dëmtime dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Mjekët shprehen se gjendja e 26-vjecarit është shumë serioze, por ai po mbahet në kontroll të vazhdueshëm. Ndërsa shkaqet e aksidentit mbeten akoma të panjohura. (K.P/Shuplaka)