Një aksident i rëndë ka ndodhur përpara pak minutave në qytetin e Kamzës.
Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Viktima është Klodian Luga 28-vjeç ndërkohë që Policia ka bërë shoqërimin në komisariat të drejtuesit të mjetit që përplasi këmbësorin, shtetasin me iniciale A.D.
Deklarata e Policisë:
Rreth orës 18:45, në Kamëz, shtetasi A. D., duke drejtuar mjetin ka përplasur me pasojë vdekjen në vend këmbësorin K. L., 28 vjeç.
Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale.
Discussion about this post