Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në zonën e Orikumit, ku për pasojë ka humbur jetën një person.
Sipas të dhënave të para, mësohet se në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor, ku ka humbur jetën një burrë, i cili rezulton të jetë drejtuesi i motorit.
Burime thanë për “Faxweb.al”, se aksidenti ka ndodhur në aksin Orikum-Dukat, në vendin e quajtur si “Qafa e Luadhit”. Në këtë aksident është plagosur edhe drejtuesi i automjetit, i cili ndodhet në sptial, ndërsa drejtuesi i motorit ka humbur jetën gjatë transportit për në spital.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Vlorë
Informacion paraprak
Rreth orës 17:00, në aksin rrugorë Vlorë-Orikum, pranë vendit të quajtur “Qafa e Luarit”, automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin V. B është përplasur me motomjetin e markës “Honda”.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit “Honda” me gjeneralitetet A.Ç, 63 vjeç, banues në Orikum
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit shtetasin V. B., 43 vjeç, banues në fshatin Dukat, për kryerjen e veprimeve të tjera proçeduriale të arrestimit të tij.
(B.B/ Faxweb.al)