Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku si pasojë e një aksidenti automobilistik ka humbur jetën një 27-vjeçar.
Mësohet se i riu, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ka qenë duke udhëtuar me një motorrçikletë kur është përplasur me një kamion.
Gazetari i Fax News, Shpëtim Zinxhiria bën të ditur se kamioni i përkiste bashkisë në Glifadha të Athinës.
Shqiptari është dërguar menjëherë në spitalin e Vulas por që nuk ka arritur t’ju mbijetonte plagëve të marra si pasojë e të cilave ka humbur edhe jetën.
(F.GJ/FAXWEB.AL)