Mbi 130 makina janë përplasur me njëra-tjetrën për shkak të ngricave dhe reshjeve të shumta të dëborës dhe për pasojë një person ka humbur jetën dhe 10 të tjerë kanë mbetur të plagosur në autostradën e Tohokut në prefekturën Miyagi rreth orës 3 të pasdites.
Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e ekipeve të emergjencës për të ofruar ndihmën e parë. Në momentin kur ndodhi aksidenti, erërat në zonë siç raportohet ishin rreth 100km/h.
Ndërkohë njerëzit janë bllokuar nëpër makina , ndërkohë punonjësit e ndihmës u kanë ofruar ushqime, pije të ngrohta dhe batanije.
Japonia është përfshirë këto javët e fundit nga një i ftohtë i acartë dhe stuhitë e dëborës kanë goditur disa pjesë të vendit.
Discussion about this post