Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 3 personave nga e njëjta familje ka ndodhur ditën e mërkurë në Turqi.
70-vjeçari Remzi Delibaş, bashkëshortja e tij Nevin Delibaş 67 vjeç, dhe e bija, Derya Delibaş 39 vjeç, ishin nisur nga Vani për në Stamboll, kur makina me të cilën po udhëtonin doli nga rruga në Erzurum dhe përfundoi 10 metra poshtë në një përrua.
Makina u gjet nga punëtorët e e një firme ndërtimi që kishin kishin mbërrtur në bregun e përroi për të marrë inertet.
Menjëherë në vendin e ngjarjes, mbërritën ekipet zjarrëfikëseve dhe të xhandarmërisë, për të nxjerrë trupat dhe makinën nga përroi.