Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë kryqëzimit të Rriles, në aksin rrugor Lezhë – Laç. Mjeti ka përplasur një 17 vjeçare, e cila në gjendje të rëndë për jetën është transportuar në spitalin e Lezhës.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, shtetasin me inicialet F.D, derinë zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 07:45 , në autostradën Lezhë-Milot, tek “Kryqëzimi i Rriles”, automjeti me drejtues shtetasin F.D., ka përplasur shtetasen Xh.D.,17 vjeçe, ku për pasojë ka marrë demtime dhe është transportuar në spitalin Rajonal të Lezhës.
Drejtuesi i automjetit shtetasi F.D.është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(E.K/Faxweb.al)