Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin nacional Berat-Skrapar, në fshatin Vërtop.
Mjeti tip Audi, me targa AA 723 LK, që drejtohej nga një 28-vjeçare është rrëzuar nga Ura e Vërtopit dhe ka përfunduar disa metra poshtë në zhavorrin e lumit Osum, ku fatmirësisht lumi nuk ka pasur prurje.
Si pasojë e rrëzimit drejtuesja e mjetit Anxhela Ibra 28-vjeçe, është plagosur rëndë, ndërkohë që pasagjeri që udhëtonte me të nuk ka pësuar lëndime.
Pas njoftimit të bërë nga një roje e një fabrike aty pranë që pa gjithë skenën, në vendngjarje kanë mbërritur forca të ushtrisë dhe policisë, të cilët kanë nxjerrë nga makina 28-vjeçaren.
E plagosura është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal të Beratit ku, pasi ka marrë mjekimin e parë është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia është duke punuar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë,që dyshohet të jetë shkaktuar si pasojë.
(E.H/Faxweb.al)