Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin rrugor Elbasan-Tuneli i Krrabës. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Mamël. Burime nga vendi i ngjarjes raportojnë për ‘Fax News’ se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Nga përplasja mes tyre njëra nga autoveturat është përmbysur. Nga aksidenti tre persona kanë marrë plagosur, dy prej tyre kanë dëmtime të lehta. E plagosur rëndë ka mbetur një 23-vjeçare e cila ishte pasagjere.
Njoftimi i policisë:
Elbasan
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, ” Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal, për shtetasit:
- M. G., 29 vjeç, banues në Poloni, Pasi në aksin rrugor Elbasan – Tiranë, në fshatin Mamël duke drejtuar mjetin tip “Dacia” me targa SK 0574 AR, ka humbur kontrollin e mjetit duke u kthyer mjeti përmbys si pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja shtetësja J.C., 45 vjeçe, banuese në Australi, e cila pasi ka marrë mjekim në Spitalin Rajonal Elbasan, është larguar për në banesë, jashtë rrezikut për jetë.
- N. S., 26 vjeç, banues në Greqi.
Pasi ka përplasur mjetin me targa TR 5244 S dhe si pasojë është dëmtuar lehtë shtetësja A.P., 23 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ishte pasagjere në këtë mjet, dhe ndodhet në Spitalin e traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
(B.H/Faxweb)