Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë pranë vendit të njohur si “rrethrrotullimi i Fushë-Mamurrasit” në autostradën Milot -Thumanë, ndërsa burime bëjnë me dije për Faxweb.al se janë përfshirë 2 automjete ndërsa flitet për dy persona në gjendje të rëndë.
Sipas burimeve mësohet se drejtuesi i njërit nga mjetet dhe pasagjerja që është bashkëshortja e tij, kanë marrë plagë të rënda e për pasojë janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.
Ndërkohë, bllokimi i rrugës ka shkaktuar trafik në këtë aks duke krijuar radhë të gjata automjetesh.
(F.GJ/FAXWEB.AL)