Një aksident i rënë mësohet të ketë ndodhur sot në Autostradën Tiranë-Durrës, ku një autobus ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Sipas infomacioneve të para, viktima nuk është identifikuar ende, ndërsa policia shprehet se mjeti autobus me drejtues shtetasin M. Th., 51 vjeç ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak
Në autostradën “Tiranë – Durrës” mjeti autobus me drejtues shtetasin M. Th., 51 vjeç ka përplasur një këmbësor ende të paidentifikuar i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Me drejtuesin e autobusit po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore e proceduriale dhe po punohet për identifikimin e këmbësorit.
(B.B/ Faxweb.al)