Një aksident raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Fushë Krujë në afërsi të Dervenit si pasojë e të cilit sipas të dhënave paraprake janë plagosur rëndë 2 persona
Ngjarja ka ndodhur përpara pak minutave dhe paraprakisht mësohet se në këtë aksident janë përfshirë një motorçikletë dhe një automjet.
Ndërkohë nuk bëhen ende të ditura shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes por dyshohet se shka ka qenë shpejtësia e madhe me të cilë lëvizte automjeti.
Informacion paraprak:
Më datë 30.06.2019, rreth orës 22:10, në autostradën Fushë Krujë-Krujë, një mjet tip fiat me drejtues shtetasin B.L.,është përplasur me një motorr me drejtues shtetasin I.L., për pasojë janë aksidentuar të dy drejtuesit e mjeteve , të cilët u transportuan në Spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)