Një aksident i rëndë më pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë kilometri 6.
Raportohet se një makinë ka përplasur për vdekje një person. Sipas burimeve të policisë viktima është i moshës 88 vjeç dhe ishte këmbësor.
Bëhet e ditur se është përplasur nga një mjet tip Wolsavgen. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po heton për të zbardhur ngjarjen.
Informacion paraprak
Më datë 23.07.2018, rreth orës 08 : 10 në autostradën Durrës –Sukth, tek Mbikalimi i Rrashbullit shtetasi S.M. 69 vjeç, duke drejtuar mjetin tip Voslwagen ka aksidentuar shtetasin këmbësor H.J. 88 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(M.Q/Faxweb)