Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku kanë mbetur të plagosur rreth 5 persona.
Mësohet ngjarja ka ndodhur rreth 18:49, ku tre automjete janë përplasur me njëri tjetrin. Kkonkretisht nëj mjeti tip “Ford Focus”, “Fiat Punto” si edhe “Volswagen Golf”.
Mes 5 të plagosurve bën pjesë edhe një grua, ndërsa mësohet se dy prej tyre ndodhen në spital në gjendje të rëndë.
“Tiranë. Informacion paraprak Më datë 10.07.2017, rreth orës 18:49, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefonatë për përplasje mjetesh në autostradën Tiranë-Durrës.
Menjëherë në vendin e ngjarjes janë dërguar shërbimet e polisisë të cilat kanë konstatur se janë përplasur tre automjete, konkretisht mjeti tip Ford Focus me drejtues shtetasin E.P., 22 vjeç, mjeti tip Fiat Punto me drejtues shtetasin E.S., 32 vjeç dhe mjeti tip Volsëagen Golf, me drejtuesin shtetasin S.L., 33 vjeç. Nga përplasja e mjeteve janë dëmtuar lehtë shtetasit: – S.L., 33 vjeç ( drejtues i mjetet tip Volsëagen Golf). – I.S., 25 vjeç, K.D., 29 vjeç dhe Xh.H., 17 vjeç.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.”, thuhet në njoftimine policisë. (D.D/Shuplaka)