Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Maminasit.
Mësohet se dy mjete që janë përplasur më njëri-tjetrin, janë një veturë që drejtohej nga një turiste dhe një furgon mallrash.
Sipas informacioneve mësohet se turistja ka qenë duke drejtuar mjetin e saj dhe është përplasur me furgonin e mallrave.
Aktualisht autostrada Tiranë-Durrës, është e bllokuar. Nga ana tjetër mësohet se policia po shkon drejt vendit të ngjarjes.
(E.V/Faxweb.al)