Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aksin Bilisht-Kapshticë. Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë disa persona kanë mbetur të plagosur.
Në makinë kanë qenë dy vëllezër, njëri prej të cilëve shoqërohej dhe nga bashkëshortja e cila paraqitet më rëndë.
Nuk dihet ende identiteti i personave të plagosur, po nga fotoja e sjellë te ‘’Shuplaka” shihet se personat e nxjerrë jashtë makinës paraqiten në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Po ashtu shihet dhe dëmtimi i madh që mjeti ka pësuar, ndërkohë që ende mbeten të panjohura shkaqet e këtij aksidenti.
Këto ditë në kufi ka pasur disa aksidente për shkak dhe të lëvizjeve të emigrantëve në drejtim të Greqisë.
(E.K/SHUPLAKA)