Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një makinë ka rënë nga lartësia në rrugën e Dajtit.
Mësohet se si pasojë e rënies së mjetit, kanë mbetur të lënduar katër persona.
Raportohet se një nga personat është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe policia, e cila përmes një njoftimi zyrtar jep edhe inicialet e të plagosurve. “Më datë 19. 07. 2018, në rrugën e Dajtit, mjeti me drejtues D. H., ka rënë nga lartësia ku janë dëmtuar D. H., dhe pasagjerët O. Z., A. P., dhe V. T., të cilët u dërguan në spital nën kujdesin e mjekëve”, shkruan policia.
Discussion about this post