Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në autostradën Durrës –Golem dhe për pasojë një person ka mbetur i vdekur.
Personi që ka humbur jetën është drejtuesi i mjetit tip “Skoda” me targa AA62, ndërsa kanë mbetur të plagosur rëndë dy pasagjerë që udhëtonin me të. Fillimisht mjeti është përplasur me trafikndarësen dhe më pas me një tjetër automjet.
Viktima është identifikuar si K.R 21 vjeç, ndërkohë që Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post