DURRES
Një aksident i rëndë është shënuar në segmentin rrugor Manzë-Kthesa e Ariut, në zonën e DurrëSit. Një automjet me drejtues shtetasin M. H, ka përplasur këmbësorin shtetasin S. A, rreth 65 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Durrës/Informacion paraprak
Në segmentin rrugor Manzë-Kthesa e Ariut, një automjet me drejtues shtetasin M. H, ka përplasur këmbësorin shtetasin S. A, rreth 65 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.