Një aksident i rëndë ka ndodhur në te rrethrrotulli i Bradasheshit në qytetin e Elbasanit. A Deri më tani raportohet për një person të vdekur dhe dy të plagosur. “Fax News” raporton se viktima është Vjollca Stoçeni , 48-vjeçe.
DETAJE:
Më datë 05.02.2018 tek Rrethrrotullimi i Bradasheshit mjeti me targa AA 743 JA drejtuar nga shtetasi Y.H., 35 vjeç banues në Elbasan ka aksidentuar tre kalimtarë. Njëri nga këmbësorët ka gjetur vdekjen dy të tjerët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. (J.V/Faxweb)