Një aksident i rëndë ka ndodhur e sotme në Elbasan, në fshatin Papër, ku 4 persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.
Dy makina njëra tip “Opel” dhe një “Benz” janë përplasur dhe si pasojë 4 persona janë lënduar.
Mësohet se të aksidentuarit janë pjestarë të së njëjtës familje. Një nga të plagosurit është shtetasi Mikel Jolldashi, drejtues i mjetit, i cili udhëtonte me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij.
Sipas policisë, të plagosurit fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Nuk dihen shkaqet dhe rrethanat aksidentit ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e tyre