Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, ku një mjet trajler ka përplasur një qytetar që ishte duke udhëtuar me biçikletë.
Mësohet se personi i plagosur është rreth 40-vjeç, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, mjeti tip tral , me drejtues shtetasin I.T., 66 vjeç, banues në Elbasan, ka aksidentuar një këmbësor rreth 40 vjeç, i cili u transportua menjëherë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.