Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Gjirokastër. Nga aksidenti i ndodhur në fshatin Jorgucat kanë vdekur dy gra, dhe është plagosur një tjetër.
Mësohet se të treja gratë kanë qenë në anë të rrugës, sapo kishin zbritur nga autobusi, ndërsa janë shtypur nga një kamioçinë. Viktimat kanë qenë të treja nga zona e Lazaratit.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identitetin e personave të përfshirë dhe shkaqet e aksidentit tragjik.
Detajet:
Mjeti tip “Nissan”, me targa GJ 0524 A, me drejtues shtetasin Leonidha Klemo, banues në Gjirokastër ka goditur tre shtetase të cilat lëviznin me këmbë në anë të rrugës.
Si pasojë dy prej shtetaseve H.Ç e S.K banuese në Lazarat kanë humbur jetën ndërsa shtetasja tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e qarkullimit rrugor dhe grupi hetimor ku vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post