Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një vajzë 6 vjeçe ka ndodhur në aksin rrugor Krumë-Qaf-Prush.
Nga burimet policore bëhet e ditur se janë përplasur 2 mjete me drejtues shtetasit H.F., rreth 42 vjeç, banues në Krumë, Has dhe T.K., rreth 53 vjeç, banues në Kosovë.
Shtetasi H.F., udhëtonte së bashku me familjen, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën e bija e tij e mitur, M.F., 6 vjeçe.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor ku po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.
(M.Q/Faxweb)