Vetëm pak minuta ka ndodhur një aksident i rëndë në hyrje të Durrësit. Një makinë tip “Opel” ka goditur për vdekje kalimtarin raporton “Fax News”. Mësohet se viktima është Abaz Sulejmani.
Ashtu siç duhet edhe nga fotot e mëposhtme viktima ka humbur jetën menjëherë pas goditjes. Ende nuk kanë mbërritur në vendngjarje ambulanca dhe policia.
DETAJE:
Më datë 19.12.2017, rreth orës 12:15, në autostradën Tiranë-Durrës, tek Mbikalimi i Shenavlashit një mjet tip Opel, me drejtues shtetasin A. D. , banues në Berat, ka aksidentuar shtetasin këmbësor. A.S. rreth 55 vjeç. Fatkeqësisht shtetasi A.S. ka ndërruar jetë. Drejtuesi I mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe po pyetet me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (J.V/Faxweb)