Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e 5 personave, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së shkuar në rrugën provinciale që lidh Martanon me Otranton në Itali.
Nga hetimet paraprake policia e shtetit fqinj bën me dije se dy makina u përplasen me njëra-tjetrën në njërën prej të cilës ndodheshin 4 shqiptarë identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.
Të aksidentuarit u transportuan menjëherë në spitalin e “Vito Fazzi” të Leçes
Të rinjtë janë të moshës 20 deri në 25 vjeç. Ata kanë pësuar fraktura të rënda, për shkak të përplasjes së fuqishme të mjeteve. Kur shpëtuesit arritën në vendngjarje, e gjetën veten para një skene të pazakontë. 2 nga të plagosurit ishin ende të bllokuar brenda mjetit dhe 3 të tjerët kishin mundur të dilnin.
(F.GJ/FAXWEB.AL)