Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali në rrugën Siena-Bettolle, në zonën Casetta afër komunës Castelnuovo Berardenga.
Makina del nga rruga, përplaset dhe bëhet copë. Ngjarja e rëndë i mori jetën dy shqiptarëve të Kosovës që jetonin në Itali dhe një 18 vjeçar po kosovar është në gjëndje të rëndë.
Mediat italiane duke publikuar video dhe foto nga vendgjarja raportojnë se viktimat janë të moshës 21 vjeçare.
Ende nuk janë bërë të ditur emrat e viktimave dhe petsonit të plagosur. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit. (B.N/Shuplaka)