Një aksident i rëndë mësohet të ketë ndodhur në Itali, ku makina ka përpasur një këmbësor me origjinë shqiptare, i cili ka humbur jetën në vend.
Sipas medieve italiane, mësohet se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Montalbano Jonico afër provincës së Materas.
I aksidentuari është shtetasi me inicialet T.A. 65-vjeç, i cili po ecte buzë rrugës kur është përplasur nga makina, e për pasojë ka ndërruar jetë menjëherë.
Ndërkohë autoritetet kanë nisur një hetim për aksidentin, i cili i mori jetën shqiptarit 65-vjeçar, i cili banonte prej vitesh në Montalbano Jonico afër provincës së Materas.
(B.B/ Faxweb.al)