Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali në orën 1:15 pas mesnatës, duke gdhirë e shtuna, në autostradën A14 Bologna – Taranto.
Një djalë shqiptar dhe një grua shqiptare humbën jetën ndërsa po udhëtonin në autostradë pranë zonës komunale Gatteo, midis Rimini e Cesena. Identiteti i tyre ende nuk dihet.
Hetuesit në autostradë kanë rindërtuar ngjarjes dhe panë se makina e viktimave, Renault Clio, qëndrontë në këmbë tërthorazi përgjatë autostradës. Makina duhet të ishte goditur nga pas nga një Volksëagen Passat që vinte pas tyre.
Personeli mjekësor i Urgjencës, 118, nuk mund të ndihmonte dy personat që ndodheshin në makinën Clio, por vetëm të konfirmonte vdekjen e tyre.
Shoferi që banonte në Imola ishte 28 vjeç, kurse gruaja që ishte me të në makinë ishte 38 vjeçe dhe jetonte në Galeata.
Në bordin e makinë së dytë ishin tre persona me origjinë italo-zvicerane me banim në Zvicër, 47, 50 dhe 55 vjeç me lëndime të lehta. Tre të plagosurit u nxorën nga zjarrfikësit dhe po hetohet lidhur me shkaqet e këtij aksidenti tragjik.