Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Korçë, e më konkretisht në hyrje të fshatit Podgorie.
Mjeti ka përplasur dy të moshuara, dhe për pasojë njëra prej tyreka ndërruar jetë sapo ka mbërritur në spital.
Drejtuesi i mjetit, po shoqërohet në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e shkaqet e aksidentit
DETAJET:
Më datë 01.10.2017, jemi njoftuar se hyrje të fshatit Podgorie shtetasi J.K, duke drejtuar mjetin tip “NISSAN” me targa NZY7994 ka aksidentuar shtetaset S.Ç, rreth 65 vjeçe dhe B.Xh, rreth 70 vjeçe, banuese në Podgorie, kalimtare në rrugë.
Shtetaset e mësipërme janë trasportuar në Spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku shtetasja S.Ç, pak minuta pas mbërritjes ka ndërruar jetë, ndërsa B.Xh aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Drejtuesi i mjetit, po shoqërohet në ambjentet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e shkaqet e aksidentit.