Paraditen e sotme në aksin rrugor Kukës –Bicaj, në vendin e quajtur Meteor, është goditur nga një mjet shtetasi i mitur Surjan Cengu 13 vjeç, banues në fshatin Shtiqen, Kukës.
I dëmtuari u çua fillimisht në spitalin e Kukësit, dhe më pas u nis drejt spitalit të traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas burimeve nga banorë të fshatit 13 vjecari ka qenë duke ecur me bicikletë duke cuar manaferra për të shitur dhe makina e ka përplasur duke e hedhur në një arë.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i aksidentit.
(E.K/FAXWEB.AL)