Nje aksident sapo ka ndodhur ne aksin e autostrades Mamurras- Milot pranë fshatit Gjorem. Një autoveturë ka goditur 19 vjeçarin Dod Sherri që lëvizte me biçikletë, i cili është dërguar për ndihmë mjeksore në spitalin e Traumës. Drejtuesi i autoveturës është shoqëruar në policinë e Kurbinit ndërsa ekspertet kanë mbërritur në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i Plotë:
Kurbin/Informacion paraprak
Në rrugë Lezhë-Mamurras, në afërsi të një karburanti mjeti me drejtues shtetasin N.Gj., ka përplasur këmbësorie shtetasin D.Sh., i cili ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet Komisariatit Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.