Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Tiranë-Fushë-Krujë në afërsi të Valiasit.
Mësohet se një automjet ka goditur një këmbësor duke e plagosur rëndë atë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes së bashku me mjetin, duke e lënë të plagosurin në rrugë.
I plagosuri është identifikuar si Gëzim Bami, rreth 55 vjeç. Ai është dërguar në spital nga të afërmit e tij.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe kapen e autorit të aksidentit.