Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Pogradec. Një 18-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Çërravë-Pogradec.
Policia njofton se:
Më datë 18.05.2018, jemi njoftuar se në fshatin Çërravë-Pogradec, ka ndodhur një aksident ku mjeti tip “Benz” me targa AA009JJ, me drejtues shtetasin K.P, banues në Korçë, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin A.H, rreth 18 vjeç, banues në fshatin Çërravë, këmbësor në rrugë.
Drejtuesi i mjetit ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
(E.K/FAXWEB.AL)