Tre persona kanë humbur jetën dhe një fëmijë ka mbetur i plagosur pas një aksidenti që ka ndodhur në Maqedoni.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:45 në aksin rrugor Shtip-Veles, pranë vendit të quajtur “Pika e Zezë”.
Dy mjete tip “Golf” me targa të Kumanovës janë përplasur në këtë aks rrugor dhe si pasoë kanë humbur jetën 1 burrë dhe dy gra, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe një fëmijë. Mësohet se fëmija është dërguar me urgjencë në spitalin e Shkupit.
Si pasojë e aksidentit në këtë aks rrugor është krijuar edhe shumë trafik. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimave, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të zbardhur detajet e plota të ngjarjes. (D.D/Shuplaka)