Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në kryeqytet. Burime bëjnë me dije se mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë të lënduar tre persona.
Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërkohë mësohet se të plagosurit janë burrë e grua dhe fëmija i tyre i vogël.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e aksidentit.