Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku një kalimtar është përplasur nga autobusi i Unazës.
Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Faxnews, qytetari qëndron i shtrirë në tokë, në pritje të mbërritjes së ambulancës për ta transportuar drejt spitalit.
Aksidenti është shënuar pranë shkollës “Harry Fultz” në Tiranë, ku në momentin kur ka ndodhur përplasja nuk ka pasur ngarkesë madhe në qarkullim.
Gjendja e qytetarit paraqitet serioze, ndërkohë që Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe pritet të shoqërojë dhe shoferin e urbanit. Pritet të sqarohen rrethanat e aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 27.03.2021, rreth orës 07:40, në rrugën “Asim Vokshi”, mjeti me drejtues shtetasin A. Ll, ka aksidentuar një biçiklist ende të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post