05:36 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Aksident i rëndë në uzinën e “Albchrome” Elbasan, ndalohen tre persona për mungesë sigurie në punë

12:39 | 05/06/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Aksident i rëndë në uzinën e “Albchrome” Elbasan, ndalohen tre persona për mungesë sigurie në punë

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në Uzinën e Ferrokromit “Albchrome” në zonën industriale të Paprit, ku një mekanik i uzinës, Rudin Meçja, mbeti i plagosur rëndë gjatë një ndërhyrjeje teknike. Ngjarja ka çuar në ndalimin e tre personave të përfshirë në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e sigurisë në punë.

Sipas burimeve pranë Prokurorisë së Elbasanit, ndalimet u kryen me urdhër të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse ka pasur shkelje të protokolleve të sigurisë që çuan në aksident.

Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15, në repartin e copëtimit të ferrokromit. Në momentin e aksidentit, Meçja ishte duke punuar poshtë pllakës së pajisjes së copëtimit, e cila, sipas të dhënave paraprake, u shkëput dhe e goditi rëndë në shpatull dhe shtyllën kurrizore.

Në procesin e punës ishin të pranishëm edhe inxhinieri i procesit Rexhep Xhardja, brigadieri mekanik Myslym Hoxha dhe inxhinieri mekanik Fatjon Ikonomi. Aksidenti ndodhi gjatë një ndërhyrjeje të zakonshme për ndërrimin e pllakave të copëtimit, një operacion teknik periodik në uzinë.

 

 

Kjo është një tjetër ngjarje e rëndë në kompaninë “Albchrome” në Elbasan, që ka rikthyer vëmendjen mbi standardet e sigurisë në zonat industriale të vendit.

Pas

Noka: GPS në zarfet e votimit, Balla replikon: O Flamur! Kjo që thua ti është vepër penale, nëse ke prova pse nuk shkon në SPAK?

Para

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Para
Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

Të moshuarit do marrin pensionin e 13-të, zbulohet plani i qeverisë

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.