Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën sotme në Vlorë, një automjet është përplasur me një motor.
Ngas aksidenti ka mbetur i plagosur një person, i plagosuri ësht një 20 vjeçar me iniciale E.S.
Ndërkohë në polici është shoqëruar drejtuesi i i automjetit M.V 53 vjeç. Po ashtu grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 11.09.2017 rreth orës 19:15 në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë, se në vendin e quajtur ”Shkolla e Marinës”, ka ndodhur një aksident.
Shërbimet policore kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak kanë konstatuar të përplasur me njëri-tjetrin mjetin tip ”Opel”, me drejtues mjeti shtetasin M.V., 53 vjeç dhe mjetin motorr me drejtues E.S., 20 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit motorr, i cili është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë mjekimin e nevojshëm.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post