Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 04 e 30 minuta ntë mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Fushkruje- Krujë në afërsi të fshatit Kamberas.
Një fuoristrade në të cilën udhëtonin 3 të rinj nga Kruja ka goditur bordurën e një karburanti që ndodhet në këtë aks.
Për pasojë janë plagosur rëndë 3 të rinjte Ilir Gega shoferi, Altin Vogli dhe Dorjan Hifi, të tre banues në Kruje.
Shkak i aksidentit sipas policisë ka qenë shpejtësia e lartë me të cilen udhëtonte fuoristrada si dhe mungesa e sinjalistikës dhe standartet e dobëta në të cilën është ky aks.
Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për ti nxjerrë nga mjeti.
Të tre të plagosurit janë dërguar në gjendje kritike për jeten në spitalin e Traumes nga dy ambulancat e Krujës dhe Fushkrujës.
(E.K/FAXWEB.AL)