Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në autostradën Fier-Lushnje. Mjeti tip “Renault” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Për pasojë kanë humbur jetën dy personat që udhëtonin brenda në të.
Drejtuesi i mjeti tme inicialet F.N 61 vjeç ndërroi jetë në Spitalin e Fierit pa mundur t’i shpëtonte plagëve të marra, ndërsa P.Z 54 vjeç ka ndërruar jetë në vendin ku ndodhi aksidenti.
Nuk dihet cili ka qenë shkak i aksidentit po Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave. Po ashtu nuk dihet nëse personat e aksidentuar kanë pasur marrëdhënie familjare mes tyre.
Njoftimi i policisë:
Lushnje. Në datën 03.07.2017, rreth orës 05:40, në autostradën Fier-Lushnje, ka dalë nga rruga duke goditur trafikndarësen dhe ka rënë në kanal mjeti tip “Renault”, me targë AA 468 PY.
Me gjithë vështirësitë e vendit dhe dëmtimit të rëndë të mjetit, shërbimet e policisë, ato të zjarrfikëses dhe urgjenca e spitalit kanë bërë të mundur nxjerjen nga makina të të dy shtetasve të aksidentuar.
Paraprakisht dyshohet se shofer ishte shtetasi F.N, 61 vjeç, banues në Tiranë, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal Fier në gjendje të rëndë dhe në orën 07:25 ndërroi jetë.
Ndërsa pasagjer ishte shtetasi P.Z, 54 vjeç, banues në lagjen “Myslym Shyri”, Tiranë, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje
(E.K/SHUPLAKA)