Një aksident i rëndë është regjistruar sot pranë zonës së njohur si “Fafa”, në Institut.
Një automjet ka përplasur një këmbësor, duke shkaktuar lëndime të rënda.
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, ngjarja ka ndodhur në orët e paradites, ndërsa policia dhe ambulanca kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Më shumë detaje priten në vijim.