Një aksident ka ndodhur në Bresje të Fushë-Kosovës ku si pasojë kanë mbetur të lënduar shtatë persona. Në aksident janë përfshirë tetë vetura.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.
“Aksidenti ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës drejtimi për Sllatinë në ora 17:25. Në aksident janë përfshirë tetë vetura, si pasojë e aksidentit janë lënduar shtatë persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë ai.
Në aksident janë përfshire tetë automjete duke përfshire edhe një autobus.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes për të mësuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.