Një aksident i rëndë i ka marrë jetën 16 personave dhe 36 të tjerë mbetën të plagosur. Aksidenti ndodhi gjatë natës, kur një autobus hungarez mori flakë, pasi kishte dalë nga rruga pranë Veronas.
Në bord ishin kryesisht fëmijë në një udhëtim shkollor që vinin nga Franca dhe ktheheshin në Budapest. Bilanci i viktimave nuk është ende përfundimtar, pasi janë ende dy a tre persona që i mungojë listës. (E.K/SHUPLAKA)