Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy persona, ndërsa në aksident janë perfshirë tre automjete.
Mes të plagosurve është edhe një grua shtatzënë.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:00, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, automjeti me drejtues shtetasin S. T. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. B. dhe me automjetin me drejtues shtetasin M. G..
Si pasojë janë dëmtuar shtetasi M. G. dhe pasagjerja në automjetin e shtetasit M. B., shtetasja E. B., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.