Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Fushë-Krujë-Durrës ku dy makina janë përplasur me jëra-tjetrën e për pasojë janë plagosur dy persona.
Burime raportojnë nga vendi i ngjarjes se njëra prej makinave po dilte nga parkingu i një lokali ndërsa është përplasur me mjetin tjetër.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes e cila po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të saj.
Ende nuk dihen emrat e personave të mbetur të plagosur por mësohet se janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Fushë Krujës për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas Policisë, dyshimet paraprake janë se ngjarja ka ndodhur për shkak të pakujdesisë së drejtuesit të mjetit që ka dalë nga parking.
Ngjarja ka ndodhur pranë lokalit të quajtur ‘Nord Park’ në afërsi të “Ura Gjolës”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)