13 nga 14 personat që udhëtonin në një autobus në Teksas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor ditën e sotme.
Pasagjerët, të gjithë anëtarë të një kishe baptiste po ktheheshin nga një aktivitet ku po ndiqnin leksione të Biblës.
Shoferi i autobusit është i vetmi që ka shpëtuar, ndërkohë të gjithë viktimat ishin në moshë madhore, por nuk janë publikuar ende detaje.
Aksidenti ndodhi si pasojë e përplasjes fatale të autobusit të kishës me një kamion, por detaje të dinamikës se ngjarjes do të publikohen pas hetimit që sapo ka nisur, shkruan Fox News.
Momentalisht, ekspertët mendojnë se vjetërsia e autobusit mund të jetë një nga shkaqet që ka çuar në daljen e mjetit jashtë kontrollit. (M.D/ Shuplaka)